Haradinaj ia kthen sërish Hotit, ia rikujton reagimin e Gjermanisë për shuarjen e Task-Forcës
24 tetor 2020
| 19:29
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar replikat me kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion.
I pari i AAK-së ia ka rikujtuar Hotit qëndrimin e Gjermanisë, si kryesuese e Bashkimit Evropian, rrjedhimisht edhe vendimmarrëse për procesin e liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave:
“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”.