Haradinaj ia ndan Tony Blairit medaljen ‘Me besim në zot, atdhe e shtet’
10 qershor 2024
| 15:23
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka ndarë medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet” ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook”, se populli i Kosovës është falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Blairit në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi.
“Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, kryeministrit Tony Blair, në 25-vjetorin e çlirimit, i dedikova medaljen ‘Me Besimin në Zot, Atdhe dhe Shtet’”, ka shkruar Haradinaj.