![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/F9A50DA9-DE8F-41FF-B02E-E7EEE9527EDC.jpeg)
Haradinaj ia propozon pesë pika Albin Kurtit për të nxjerrë vendin nga kriza
05 shtator 2022
| 10:19
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka propozuar pesë pikë kryeministrit Kurti për të nxjerrë vendin nga kriza.
Me një status në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj e ka lutur Kurtin që të dal nga rrethimi me propozimet e bëra.
Statusi i plotë:
“Kryeministër, dil nga rrethimi!
- Rriti pagat me ligj
- Investo në gazsjellës
- Ndërto një termocentral me qymyr
- Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
- Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
- Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
- Ktheje shpresën se e ke mundësinë.