Haradinaj ia thotë në sy Kurtit: Nuk është mirë të largohet taksa
03 mars 2020
| 19:59
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën.
“Taksa nuk është mirë të largohet”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit, raporton EO.
Ata janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.
Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.
Këtë ia ka thënë edhe ish-kryeministrit që e vendosi këtë masë.
“Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur ai.