![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/haradinaj-8.jpg)
Haradinaj ia uron ditëlindjen Kadaresë: Paç jetën e gjatë
28 janar 2024
| 11:05
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 88-të.
Ai përmes një urimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, i ka uruar jetë të gjatë Kadaresë.
“I dashur Ismail Kadare,Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat. Paç jetën e gjatë!”, ka uruar Haradinaj