Haradinaj: Ideja e ndryshimit të kufijve, e Putinit dhe Serbisë
05 mars 2019
| 22:49
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë.
Ai në një intervistë për RTSH-në, ka thënë se ka qenë një ide e moçme e Serbisë, që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë.
Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar për t’i ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin në ish-shtet që kishte ndikim BRSS.
Haradinaj ka thënë se Rusia shtinë shumë para në Kosovë, për të cilat tha se kanë informacione të mjaftueshme nga shërbimet sekrete të Kosovës dhe Shqipërisë, duke mos dashur të japë detaje tjera.