Haradinaj: Ikona e Kosovës, e pamposhtur
22 shkurt 2019
| 18:36
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Dusseldorf në Gjermani. Këtij lajmi i është gëzuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“Ikona e Kosovës e pamposhtur edhe në Grand Slam Dusseldorf në Gjermani. Krenar për nderin që po ia sjell vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/