Haradinaj: Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë!
27 nëntor 2018
| 14:01
Kryeministri, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë arkivolit të Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.
“Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në librin e zisë.
Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit.