Haradinaj informohet për kosovarët e lënduar në aksidentin me autobus në Serbi
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka treguar se në aksidentin e autobusit me udhëtarë nga Kosova në Serbi, dy persona janë hospitalizuar dhe të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka bërë me dije se për këtë rast është informuar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.
“Sapo u informova nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova. Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kurse te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj.