Haradinaj insiston në zgjedhje të reja, kërkon shpërbërjen e Kuvendit
Ramush Haradinaj pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas këtij akti, ka bërë me dije se Kosova nuk duhet të humbë asnjë ditë më shumë për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.
Ai në gjatë një konferencë për media ka treguar se gjatë ditës së nesërme do t’i ftojë në takim për të diskutuar për situatën politike kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe atë të Nismës Fatmir Limaj.
Haradinaj ka thënë se janë në pritje të thirrjes së presidentit Hashim Thaçi për konsultat me partitë politike për datën e zgjedhjeve, derisa bëri dhe thirrje që mos të zvarritet ky proces.
Ai në këtë konferencë ka folur edhe për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
“Partia që udhëheqi mbështesim shpërbërjen e parlamentit, kurdo që mund të thirret një seancë për shpërbërje nëse kjo e përshpejton procesin e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.