Haradinaj insiston se liberalizimi vizave mund të ndodh këtë vit
24 nëntor 2019
| 13:31
Ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë deri në fund të vitit, por kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj vazhdon të besojë se liberalizimi i vizave do të mund të ndodh brenda këtij viti.
Ai në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se edhe pse është ofruar fundi i vitit, dhjetori mbetet opsion që Kosova të marrë lajmin për liberalizim të vizave.
Në këtë kontekst, Haradinaj ka deklaruar se edhe pse është kryeministër në detyrë do të vazhdojë të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin brenda këtij viti.
Në këtë intervistë, Haradinaj ka folur edhe për minishengenin ballkanik, ku ka thënë se është kundër kësaj ideje, të cilën e quan si të rrezikshme për vendin.