Haradinaj: Institucionet tona përherë do ta nderojnë liderin e lëvizjes paqësore
02 dhjetor 2019
| 11:01
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të lindjes.
Ai ka bërë homazhe te shtatorja e tij para Kuvendit.
“Secili prej nesh, institucionet tona përherë do ta nderojnë liderin dhe ideatorin e lëvizjes paqësore dhe presidentin historik të vendit, Dr. ibrahim Rugova. Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve”, ka thënë Haradinaj.