Haradinaj: Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO
30 shtator 2018
| 10:05
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të marrëveshjes me Greqinë për emrin.
Haradinaj ka thënë se vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve.
“Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
RH