Haradinaj: Do investojmë edhe në veri
14 dhjetor 2017
| 09:48
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme plenare, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, do të ndaj mjete të veçanta vazhdimisht për qytetarët serbë të vendit.
Sipas tij, një gjë e tillë do bëhet për të bërë investime, ndërsa vendim të tillë do ketë edhe për veriun. “Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të ndajë mjete për qytetarët e vendit, serbë, në të gjitha pjesët e Kosovës e sidomos në veri”, ka deklaruar Haradinaj.
Në mesin e pikave të rendit të ditës që do të diskutohen gjatë kësaj seance janë shqyrtimi i Projektligjit për ndërmarrjet sociale, raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale. KK