Haradinaj ironizon me Kurtin: Aq sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj kryet nën ujë
02 shkurt 2023
| 18:00
Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për kushtet e kryeministrit Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka shkruar në “Facebook” se Kurti ka parë vendosmërinë e tij dhe mirë që po reflekton, por ka ironizuar duke thënë se ai e mban kokën nën ujë, aq sa Kurti po e mban fjalën.
“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.