Haradinaj: Italia ndër kontribueset më të mëdha në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë
04 qershor 2024
| 21:11
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin euro-atlantik, përcjell Reporteri.net.
Në Ditën e Republikës së Italisë, Haradinaj qe pjesëmarrës në festën që u organizua në Kosovë.
“Isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit italian në Prishtinë. Ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Urime Dita e Republikës, Itali!”, shkroi Haradinaj.