Haradinaj: Izbica është e kaluara jonë e dhimbshme

28 mars 2019 | 10:01

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrën e Izbicës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Izbica është e kaluara jonë e dhimbshme.

“Sot, kujtojmë me dhembje e krenari, martirët e një prej masakrave më të egra, që 20 vjet më parë tronditi tërë botën. Izbica është e kaluara jonë e dhimbshme, që e kemi pa e përjetu në çdo cep të Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të kësaj toke!”, ka shkruar Haradinaj. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i këtij viti, 1 janari i 2019 solli edhe…