
Haradinaj: Jam i 69-ti në renditjen e pagave në vend
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në listën e renditjes së nivelit të pagave në vend është i 69-ti.
“Kryeministri juaj është në venin e 69-të. Janë 60 zyrtarë tjerë që marrin pagë më të lartë se kryeministri. Në bazë të rangut të përgjegjësisë, kryeministri, ministrat, kryetari i Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor s’mund të jenë në vendin e 69-të. Por mosguximi për t’u përballur me disa situata tregon gjendjen e vendit”, ka thënë Haradinaj gjatë interpelancës parlamentare për rritjen e pagave .
Haradinaj ka thënë se vendimi për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar është për trajtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo temë është në Gjykatën Kushtetuese prandaj vendimin e kemi pezulluar dhe si do që të merret vendimi ne do ta respektojmë”, ka thënë Haradinaj.