Haradinaj: Jam i lumtur që edhe Vatikani ka intensifikuar dialogun formal me shtetin e Kosovës

08 shtator 2018 | 10:44

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është i lumtur që Selia e Shenjtë, Vatikani, ka intensifikuar dialogun formal me shtetin e Kosovës.

“Kalimi prej fazës së përkrahjes së vazhdueshme morale dhe materiale për popullin e Kosovës nga Vatikani, në një dialog formal, siç eshte denominimi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, emërimet zyrtare të nivelit të lartë përfaqësuesve nga të dy palët, angazhimet e nduardurshme të përbashkëta janë tregues të avansimit të raporteve tona”, ka  shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Kosova, në rrugën e vet për integrimin euro-atlantik është duke intensifikuar përpjekjet që frymën e saj paqësore, me një histori gati unike të harmonisë ndërmjet njerëzve ta promovojë në të gjitha vendet, duke treguar se diversiteti është vlerë e shtuar e shoqërisë tonë.

Është një ogur i mirë që gjithnjë e më shumë janë duke u kuptuar e pranuar virtytet tona, dhe jam i lumtur që edhe Selia e Shenjtë ka intensifikuar dialogun formal me shtetin e Kosovës.

Kalimi prej fazës së përkrahjes së vazhdueshme morale dhe materiale për popullin e Kosovës nga Vatikani, në një dialog formal, siç eshte denominimi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, emërimet zyrtare të nivelit të lartë përfaqësuesve nga të dy palët, angazhimet e nduardurshme të përbashkëta janë tregues të avansimit të raporteve tona.

Vazhdimësia e komunikimit në cilësinë e kryeministrit të Kosovës edhe pas vizitës sime dhe takimit me Papa Françeskun, sekretarin e shtetit kardinalin Parolin, tregojnë përkushtimin e Kosovës ndaj paqes ndërmjet njerëzve brenda Kosovës, ndaj paqës në rajon dhe ndaj paqes si vlerë universale.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Serbisë, Marko…