Haradinaj: Japonia, partner i rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës

17 prill 2025 | 22:21

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të z. Keisuke Yamanaka dhe mirëseardhjes së z. Hiroyasu Tanigaki si i Ngarkuar me Punë në Kosovë.

Haradinaj falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e cilësuar si një partner të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi pranova ftesën nga ambasadori jorezident i Japonisë në Kosovë, z. Kiminori IWAMA, për të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të z. Keisuke YAMANAKA si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe për mirëseardhjen e z. Hiroyasu TANIGAKI në këtë detyrë.

Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nëse Vetëvendosje…