Haradinaj: Jashar Salihu, intelektual që tërë jeta e tij ishte përpjekje për liri
16 dhjetor 2019
| 10:46
Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër, dhe njëherësh ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.
Në këtë përvjetor të vdekjes, Salihun e ka kujtuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Jashar Salihu, intelektual që tërë jeta e tij ishte përpjekje për liri. Në vitet e lavdisë, ai ishte ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krenohemi që e njohëm. Shembulli i tij do mbetet gjatë në kujtimin e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.