Haradinaj: Jemi krenarë me lidhjen që e kemi me Vitinë (Video)

10 tetor 2021 | 13:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një videoadresimi u është drejtuar qytetarëve të Vitisë për zgjedhjet e 17 tetorit. Ai ka theksuar se është krenar me lidhjen që e ka me qytetin e Vitisë.

“Deri më tani kemi qëndruar me ju në të gjitha proceset dhe jemi krenarë me miqësinë dhe me lidhjen që e kemi me Vitinë”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj e ka cilësuar prijësin e listës së AAK-së për asamble komunale, Reshat Azizin, si ekonomist të dalluar dhe njeri të devotshëm.

“E kam për nder të kërkoj votën tuaj me 17 tetor për listën e Aleancës me numrin 121 të cilës i prin Reshati. Na priftë e mbara Viti e qofshim bashkë gjithnjë”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë janë arrestuar të premten më datë 8 tetor…