Haradinaj: Jemi përkrah botës demokratike dhe kundër agresionit rus në Ukrainë
24 shkurt 2022
| 15:15
Kryetari i Aleancës Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë kundër Ukrainës.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se janë me botën demokratike dhe kundër agresionit rus në Ukrainë.
“Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë. Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë. Fitorja është e lirisë dhe demokracisë. Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.