Haradinaj: Jemi të bindur për një rezultat të fortë më 9 shkurt, lista e jonë kombinon intelektualët dhe luftëtarët e vlerave kombëtare

08 janar 2025 | 18:48

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se janë optimistë se më 9 shkurt do të ketë rezultat bindshëm pozitiv për Aleancën.

Haradinaj tha se e matin veten me zgjedhjet e fundit dhe sipas tij, tani duket se ka një përmirësim të dukshëm, ku shtoi se njerëzit janë më të hapur të diskutojnë dhe më të gatshëm të dëgjojnë.

“Por, megjithatë tash është fushata zyrtare pas dy ditësh dhe shumë varet se sa do të jemi ne aktivë dhe kemi shpresë që përpos kryetarëve të komunave që janë në listë, është një listë shumë e fuqishme që garon me numrin 137. Jemi optimistë që do të del dicka e mirë më 9 shkurt”.

“Përpos njerëzve të Aleancës, nëse i shohim profilet edhe intelektuale dhe fushës akademike, ka edhe njerëz të luftës, të vlerave kombëtare por edhe aktivistë politikë që e kanë dëshmuar veten tash e 25 vjet, është një përbërje e jashtëzakonshme brenda listës. Unë po e shoh edhe nëpër debate, që pavarësisht bindjeve, e vlerësojnë listën si një listë garuese shumë të fortë”, tha Haradinaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se AAK-ja është mirënjohës ndaj të gjithë garuesve që janë brenda listës së koalicionit me Nismën Socialdemokrate, Konservatorët E-30, dhe “Ideal”, pasi tha se po bëjnë angazhim të jashtëzakonshëm në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati 20 vjet pas tentativës së dështuar për privatizimin e…