Haradinaj: Jemi të gatshëm për marrëveshje Serbinë me kufijtë ekzistues

27 maj 2019 | 15:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve si pjesë e marrëveshjes përfundimtare në dialogun me Serbinë.

Haradinaj gjatë takimit me një delegacion nga Këshilli Atlantik, të prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv i këtij këshilli, Damon Wilson, ka thënë se Kosova ka bashkëpunim me ShBA-në në të gjitha fushat.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj ka theksuar se Kosova e do paqen por edhe një marrëveshje përfundimtare, në mënyrë të drejt, ligjore dhe se nuk ka shkëmbime të territoreve të cilat çojnë në luftëra të reja dhe zgjojnë tensione në të gjithë rajonin.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe të mos kemi parakushte”, ka thënë tha Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke kujtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se Amerika është marrëdhënia më e rëndësishme e Kosovës.

“Jam i nderuar që sot ju kemi për vizitë në Kosovë. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës dhe në linjë me Amerikën dhe shërbejmë si aleati dhe miku më i madh i Amerikës në Ballkan”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Kosova ndan botëkuptimin e Amerikës në të gjitha çështjet kryesore.

Më tutje, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar delegacionin me të arriturat e vendit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, reformave të përgjithshme dhe progresin në fuqizimin e ekonomisë së vendit.

Ndërsa zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Wilson, e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme duke shprehur gatishmërinë se ShBA-ja do të jetë gjithmonë partnere e fuqishme e Kosovën në procese jetike të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur…