Haradinaj: Jemi të interesuar për një marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të interesuar për një marrëveshje obligative për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues dhe për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Haradinaj në seancën solemne në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka thënë se shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribuar për Ballkanin por edhe janë popull që kanë paguar çmim në të gjitha proceset, por edhe sot janë kontribuues të paqes.
“Të gjithë ne do të punojmë për konsolidimin e shtetit tonë. Do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët, me të gjithë. Jemi të interesuar për një marrëveshje tanimë të ditur e të quajtur obligative për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues dhe njëkohësisht jemi të interesuar për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka thënë Haradinaj.