Haradinaj: Jemi të interesuar që të zhbllokohet Kuvendi, por Haxhiu nuk është figurë unifikuese

23 prill 2025 | 11:12

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti është e interesuar për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit.

“Sot i është përgjigjur Time Kadrijaj dhe deri tani i jemi përgjigjur çdo ftese të kësaj natyre. Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim edhe nga ana e LV-së. Ne jemi të interesuar që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. Nëse LV-ja nuk ka zgjedhje tjetër, do të shohim. Në parim, zonja Haxhiu nuk është figurë unifikuese, aty qëndron edhe dallimi”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse do ta votonin Fatmir Limajn si kryetar të Kuvendit, Haradinaj është përgjigjur kështu: “Nuk besoj që e merr votën e Aleancës.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka akuzuar sërish opozitën për…