![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/haradinaj.jpg)
Haradinaj: Jemi të rrezik për bllokimin e liberalizimit të vizave
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se delegacioni i lartë ndërkombëtar që ishte së fundi në Kosovë ka ardhur me kërkesa qarta që obligimet që kanë marrë palët me marrëveshjen e njohur si franko-gjermane, por edhe aneksin e Ohrit me i zbatu menjëherë dhe pa kushte.
Në një intervistë për IndeksOnline, Haradinaj ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Macron duke thëne se nuk i kemi kuptuar sa duhet qëndrimet e tij. Presidenti i nivelit të tillë, sipas tij, nuk kërcënon “ n’thatë”, dhe se ai nuk e turpëron vete
“Jemi të rrezikun për bllokim të procesit të liberalizimit të vizave”, ka shtuar Haradinaj.
Më tutje, kreu i AAK-së ka thënë se nuk i ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, sepse ka fobi me shku në atë vend.
Në këtë intervistë Haradinaj ka folur edhe për kritikat për takimin e tij me Milan Radojçiq.
Poashtu ai ka folur edhe për mundësinë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme si dhe për iniciativën e krijuar në Deçan për braktisjen e fesë islame.