Haradinaj jep dëshminë e tij për rastin e veteranëve të UÇK-së
04 mars 2020
| 11:55
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se sot me ftesë të gjykatës është paraqitur si dëshmitar në rastin e veteranëve.
Ai ka thënë se respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin e drejtësisë.
“Sot me ftesë të Gjykatës u paraqita si dëshmitar në rastin e Veteranëve. U përgjigja pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues. Respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.