Haradinaj jep dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të AAK-së

12 janar 2020 | 11:59

Muaj më parë dha dorëheqje nga kryetari i qeverisë. E Ramush Haradinaj dorëheqje ka dhënë edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këtë veprim thotë ta ketë ndërmarr për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai për Ekonomia Online.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më 29 dhjetor të vitit që lamë pas shpalli zgjedhjet e reja të brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë ligjin…