Haradinaj: Juniku dhe Rastavica të mobilizuara për fitoren e madhe të AAK-së
10 shkurt 2021
| 17:41
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar sot Junikun dhe Rastavicën, ku ka takuar aktivistë të AAK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shtabet zgjedhore të kësaj partie janë të mobilizuara si kurrë̈ më parë për fitoren e madhe të AAK-së.
“Takim me miq e aktivistë të Aleancës në Junik e Rastavicë. Shtabet zgjedhore të mobilizuara si kurrë më parë për fitoren e madhe për Forcën e Kosovës më 14 Shkurt. Suksese e dalshim faqebardhë’, ka shkruar Haradinaj.