Haradinaj: Juniku është bashkuar me konceptin 100 për qind shtet
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim elektoral me qytetarët e Junikut.
Haradinaj ka thënë se junikasit janë bashkuar me konceptin 100 për qind shtet. Ai ka thënë se mbështetja e vizionit 100 për qind shtet është konfirmim i guximit për ta krijuar për Junikun dhe tërë Kosovën.
“Juniku i qëndresës historike dje, i bashkuar sot me konceptin 100 për qind Kosovë, prapë po e shkruan historinë, duke iu përgjigjur mbështetjes masive të referendumit për shtetin e fortë e të sigurt, ekonomikisht të rimëkëmbur. Koalicioni AAK-PSD, i përbërë nga njerëzit e sprovuar që kanë ditur të udhëheqin me logjikë sovrane, do të dijë të zhvillojë sektorin privat, të subvencionojë bujqësinë dhe prodhimin vendor për të krijuar vlerë të shtuar për ekonominë e vendit”
“Me ofertën më të mirë për qytetarët dhe përkrahjen popullore, ne do të dalim fitues me gjashtë tetor, për të hapur një kapitull të ri të rritjes ekonomike prej 6 për qind dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mbështetja e vizionit 100 për qind shtet është konfirmim i guximit tonë me kriju për Junikun dhe tërë Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/