Haradinaj: Juniku më i bashkuar se kurrë për Agron Kuçin

12 nëntor 2021 | 16:29

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Junik.

Haradinaj ka thënë para të pranishmëve se me Agron Kuçin do ta kemi një fitore bindëse në Junik.

Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka theksuar se Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë për të kultivuar kaq mirë edhe traditën, mikpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të zot ky vend.

“Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë për të kultivuar kaq mirë edhe traditën, mikpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të zot ky vend. Ju me të drejt krenoheni me vendin e juaj dhe na bëni krenar edhe të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu, ka falënderuar qytetarët e Junikut për mbështetjen dhe kryetarin Agron Kuçi për punën e

“Kryetarin Agron Kuçi e falënderoj shumë, për faktin se e ka pas më vështirë me qeverisë pasi që e ka fillu këtë komunë, e çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Po ashtu e falënderoj, që Juniku është komunë funksionale dhe ju ofron qytetarëve të gjitha ato që ju nevojiten”, ka treguar Haradinaj.

Në balotazhin e së dielës, në këtë komunë përballen kryetari aktual Agron Kuçi nga AAK-ja dhe Ruzhdi Shehu nga LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dhjetëmujorit të këtij viti, të hyrat nga pagesat ujore…