Haradinaj ka dy kërkesa për Kurtin

17 dhjetor 2021 | 13:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dalë me dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti.

Në një konferencë për media, ku ishte i shoqëruar edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, lideri i kësaj partie i ka kërkuar Kurtit që çdo ditë pune ta fillojë me një vizitë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, në Korporatën Energjetike të Kosovës, shkaku i situatës energjetike në vend.

Kërkesa tjetër e Haradinajt drejtuar Kurtit ka qenë që kostoja e importit të rrymës të paguhet nga buxheti i këtij viti.

“I bëj apel kryeministrit Kurti për dy veprime: që ta fillojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me ministren Rizvanolli, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit nga buxheti i këtij viti, dhe mos ta bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse krijon pengesa të mëdha në buxhetim të projekteve të tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khloe Kardashian i ka bërë për vete fansat e saj…