Haradinaj ka një apel për qytetarët dhe policinë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka apeluar qytetarët dhe policinë e Kosovës për mobilizim në evitimin e aksidenteve. Ai po ashtu u ka thënë policëve që të jenë të pa kompromis ndaj shkelësve të rregullave të trafikut. “Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Kujtojmë se sot në një një fëmijë i moshës 13 vjeçare ka vdekur pasi që është goditur nga vetura në Skenderaj, ndërsa mbrëmë po ashtu kanë humbur jetën edhe dy femra gjatë një aksidenti në rrugën Prishtinë- Ferizaj