Haradinaj: Ka pajtim të partive që të shpërbëhet parlamenti
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka mbajtur të martën një takim me liderët e koalicionit qeverisës, në të cilin takim ka munguar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ndërkaq të pranishëm kanë qenë Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.
“Është një bindje e gjithë neve që zgjedhjet duhet të ndodhin në kohë. Ka bazë të mirë që partitë politike me dakordim të plotë ta shpërbëjnë parlamentin dhe të mos humbet kohë. Pra të ketë koordinim të veprimeve në nivel të grupeve parlamentare, dhe që gjithë së bashku të votojnë një mocion për shpërbërjen e parlamentit”, ka thënë Haradinaj pas këtij takimi.
Ai ka thënë se pavarësisht se Veseli nuk ka qenë pjesë e këtij takimi, ka dëgjuar deklarimet e tij që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
“Tani është kohë fushate dhe shihet se fushata ka filluar. Kam dëgjuar deklarimet e Kadri Veselit që është për zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/