Haradinaj: Ka përfunduar koha kur të tjerët kanë marr toka prej shqiptarëve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve.
Duke folur në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit, Haradinaj, ka thënë se tani jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën dhe vendin tonë.
Haradinaj ka thënë se përfunduar koha kur të tjerët kanë marr toka prej shqiptarëve.
“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë toka që ua ka lënë Zoti. Nuk ka më praktika me marr prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë”.
“Ju bëjmë thirrje të gjithëve të na ndihmojnë të arrijmë paqen në Ballkan. Gjatë garës që kemi brenda nesh, mos të harrojmë që kemi garë edhe nga jashtë. Jemi në garë me fqinj grabitqarë”, ka deklaruar Haradinaj.