Haradinaj ka pesë pyetje për Qeverinë

25 janar 2022 | 14:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ia ka drejtuar pesë pyetje qeverisë së Kurtit.

Të pesë pyetjet kanë të bëjnë me gjendjen me energji elektrike në vendin tonë.

Postimi i plotë i tij:

Pyetje publike për Qeverinë:

1. Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!
2. Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?
3. Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!
4. Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?
5. A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?
Shihni grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Madhu Kumar po surprizohej çdo ditë, pasi në shtëpinë e…