Haradinaj: Kanë thënë për mua se jam i sporteve të rënda. Po, jam, e ndala ndarjen e Kosovës
Kryetari i AAK-së, aktualisht kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në takim me strukturat e AAK-së në Prishtinë, u është përgjigjur zërave kur patën deklaruar se kryeministri është për sporte të rënda.
“Kanë thanë ky është i sporteve të rënda. Po jam, sepse më në fund kemi ushtri.
Me kanë thënë zotni është kryer puna e ndarjes së Kosovës, është shkruar kontrata, dhe ata që më kanë thënë nuk kanë qenë të vëgjel. Kanë ardhur këtu në Prishtinë dhe kanë thënë mos i del përpara, pra të rajonit dhe të botës. Thoshin duhet me dhanë diçka, çka ju duhen do kodra atje në veri, se nuk e keni në kontroll. Tash po thojnë nuk ndahet Kosova. Shyqyr. Nëse dikujt i duket sport i vogël për ta ndalë një proces të ndarjes pas shumë energjive të brendshme dhe të jashtme, nuk ka qenë sport i vogël. Historia ka për të treguar se ka qenë punë e madhe mos me leju që mu nda Kosova”, ka thënë kryeministri Haradinaj, raporton “Epoka e re”.
Ai ka theksuar se edhe taksa ka ndihmuar në ndaljen e projektit të ndarjes së Kosovës.
/Epoka e re/