Haradinaj, KEK-ut: Barrën kryesore për rrymë e keni ju
07 dhjetor 2018
| 10:22
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ai ka thënë se ky institucion e ka barrën kryesore për furnizimin me energji elektrike.
Haradinaj i ka bërë thirrje zyrtarëve të këtij institucioni që të fusin në furnizim sa më shumë blloqe dhe të luftojnë për secilin megavat.
Përfaqësuesit e KEK-ut i thanë kryeministrit Haradinaj se nga 15 dhjetori do të prodhohen 800 megavat energji.