Haradinaj: Kemi zgjuar gjigantin kosovar
03 shkurt 2019
| 13:10
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me votimin e Statutit të “Trepçës”, kanë zgjuar gjigantin kosovar.
Haradinaj ka shkruar në profiling e vet në “Facebook”, se ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim.
“Votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik. Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/MekaHalalFood/photos/a.461955333863360/2108530209205856/?type=1&theater