Haradinaj: Kërcënimet kibernetike vijnë nga shumë anë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Konferencën e tretë ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, që është organizuar nën përkujdesjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në bashkëpunim me Komunitetin për siguri kibernetike dhe privatësi dhe Kolegjin UBT.
Haradinaj ka theksuar se Kosova po punon që të mos vonohet në përballje me kërcënimet kibernetike.
“Kërcënimet kibernetike vijnë nga shumë anë, nga organizatat terroriste, nga shërbimet e spiunazhit, nga grupe të krimit të organizuar, hakerët, konkurrent të biznesit, por në raste të caktuara dhe nga akterë të brendshëm, të pakënaqur nga organizata që i takojnë. Përballja me këto kërcënime është sfidë për gjithë botën. Por në rastin tonë duhet ta ndjejmë përgjegjësinë të gjithë ne, që Kosova të mos pësojë nga këto kërcënime dhe të jetë në nivel me të gjithë të tjerët që të mos ndodhin dëme të pariparueshme”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar edhe për ekspozimin e fëmijëve të moshës minore në komunikimin e pambrojtur dhe tha se e institucionet duhet të ndërmarrin hapa për mbrojtjen e tyre.