Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

22 gusht 2021 | 14:33

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të japë dorëheqje.

Gjatë një konference për media, lideri i AAK-së ka thënë se Kurti duhet të japë dorëheqje, sipas tij ka dështuar në procesin e vaksinimit kundër Covidit.

“Po i kërkoj Kurtit me dhanë dorëheqje si alternativë për shkak të mos-seriozitetit të tij në vaksinim. Bota po e jep edhe dozën e tretë të vaksinës, e ne jemi këtu ku jemi”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj është shprehur i shqetësuar me rritjen enorme të numrit të infektuarve me Covid.

“Shifrat janë alarmante dhe janë më të mëdhatë nga marsi i vitit 2020, pra jemi duke shprehur shqetësimin tonë në mënyrën se si po menaxhohet sfida ose rreziku më i madh”, është shprehur ai.

Duke folur rreth vaksinimit, Haradinaj ka thënë se vendet e rajonit janë treguar më serioze në vaksinimin, e Kosova jo.

“Në Kosovë jemi diku rreth 12 apo 13 për qind dhe të qëndrojmë neutral kjo nuk është e pranueshme. Ne i kemi disa kërkesa për qeverinë. Të fokusohet në vaksinim dhe ta trajtojë gjendjen si emergjente dhe mos ta shpërfillë gjendjen siç e ka shpërfillur deri më tash me kandidaturën e ministrit të Shëndetësisë. Është legjitime kërkesa për dorëheqjen e Vitisë, por faji nuk është te ai. Faji është të shefi i tij. Apeloj të Kurti se nëse ky është kualiteti se si ai do të përballet me sfidat më mirë është të japë dorëheqje sot”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yordenis Uga i Kubës shënoi fitoren më të madhe të…