Haradinaj kërkon dorëheqjen e qeverisë Kurti
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se kjo qeveri duhet të largohet për shkak të dy vendimeve të dëmshme për Kosovën.
“Qeveria Kurti ka marrë dy vendime të dëmshme pra të rrezikshme për Kosovën. Njëra njihet si marrëveshja për targat, dëmet e saj do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to në të ardhmen, dhe tjetri vendim është refuzimi i projektit të gazit. Duke refuzuar projektin e gazit, Qeveria Kurti përveç që i kanë thënë jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju ka thënë jo edhe partnerëve tjerë siç është BERZH të cilët aktualisht janë duke punuar në masterplanin e gazit të Kosovës. Ky qëndrim dhe refuzim i qeverisë është shumë shqetësues dhe si kurrë më parë Kurti lëkundi miqësinë tonë me Amerikën. Lëkundje që do të ketë pasoja për vendin, prandaj thirrja për dorëheqje e kësaj dorëheqje është legjitime dhe njëkohësisht para dorëheqjes ta rikthejnë vendimin për gazin”, ka deklaruar Haradinaj.