Haradinaj kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
29 tetor 2021
| 12:27
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkangjitur thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Komuniteti shqiptar në New York dje janë tubuar para konsullatës së Serbisë ku kanë kërkuar drejtësi për viktimat e luftës.
“Duhet të vendoset drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Përkrahje për viktimat dhe mbështetje për organizatorët dhe pjesëmarrësit e tubimit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.