Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit në veri

26 shtator 2023 | 15:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin e armatosur në veri të Kosovës ndaj policisë, ku ka mbetur i vdekur rreshteri Afrim Bujaku.

Ai ka thënë se ky hetim duhet t’i zbulojë skenarët për destabilizimin e situatës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit.

“Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar! Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri.  Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në…