Haradinaj kërkon ndalimin e dhunës dhe krimit: Sukseset e organeve të rendit për zbardhjen e rasteve të fundit e nderojnë Kosovën

01 dhjetor 2023 | 20:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rasteve të fundit të vrasjeve të Kosovë.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka përgëzuar organet e rendit për zbardhjen e rasteve kriminale, duke u lutura që mos të ndodhin raste të tjera.

Ndryshe, një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se janë dhënë për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit. Ky i fundit u arrestua gjatë ditës së sotme nën dyshimet se pagoi vrasjen e gruas së tij.

I dyshuari i dytë si autor i vrasjes, u arrestua dhe në deklarimin e tij para organeve të hetuesisë ai kishte thënë se u pagua për të kryer vrasjen. Policia kishte lokalizuar dhe identifikuar vendndodhjen e të dyshuarit në Gjakovë, përderisa po kryhen kontrolle policore në dy lokacione atje.

Ky është postimi i plotë nga ish, kryeministri, Ramush Haradinaj: 

Stop dhunës dhe krimit – Me Policinë e Kosovës!

Sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndrri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, e nderojnë Kosoven dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë.

Falënderues ndaj Policisë së Kosovës, hetuesve dhe Prokurorisë për zbardhjen e shpejtë të këtyre akteve kriminale!

Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre. Lutemi shumë që të tilla raste mos të ndodhin më asnjëherë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Murseli, më konkretisht babai i Naim Murselit i arrestuar…