Haradinaj kërkon nga bashkatdhetarët t’i votojnë partitë popullore në zgjedhjet evropiane
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet për Parlamentin Evropian (BE).
Ai ka kërkuar nga bashkatdhetarët t’i votojnë partitë popullore në zgjedhjet evropiane
“Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ftoj bashkatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Evropian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Evropiane. Parlamenti i ri evropian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/