Haradinaj kërkon nga Greqia ta njohë Kosovën si shtet

29 mars 2018 | 16:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës shefen e zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, të cilën e ka falënderuar për kontributin e dhënë gjatë misionit të saj në Kosovë, si dhe i ka shprehur vlerësimet e Qeverisë për rolin e Greqisë në ndërtimin e raporteve bilaterale.

“Integrimi në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e partneritetit ekonomik e diplomatik.

Kurse shefja e zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, ka theksuar se qasja konstruktive e Greqisë karshi Kosovës do të vazhdojë, si rezultat i bashkëpunimin korrekt me të gjitha institucionet në vend.

Kryeministri Haradinaj dhe shefja e zyrës në largim e Greqisë, Athanassiadou, u dakorduan për angazhim të përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohët e fundit, lajmi për ushqimet e pakontrolluara në tregun…