Haradinaj kërkon nga kongresistët amerikanë të vazhdojnë lobimin për Kosovën

27 shtator 2018 | 18:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim pune me disa kongresistë amerikanë, nga të cilët ka kërkuar që të lobojnë për shtetin më të ri në Evropë.

“Sot në Uashington, zhvillova një mëngjes të këndshëm pune me kongresistë amerikanë. Në bashkëbisedim me ta, i njoftova kongresistët për reformat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha me rëndësi dhe i falënderova për rolin e tyre të veçantë ndaj vendin tonë. Kërkova nga miqtë tanë që të mos e ndalojnë lobimin e tyre për Kosovën, që si shteti më i ri në rajon, të njihet nga të gjitha vendet e botës dhe të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Nga kongresistët amerikanë u sigurova për mbështetjen e plotë të shtetit të tyre. Faleminderit që keni qenë çdoherë zëri më i fuqishëm i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 3 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…